Ndërron jetë i riu që u plagos aksidentalisht nga shpërthimi me tritol në Elbasan.
Mësohet se 29-vjeçari Enea Themollari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pasi mbeti i plagosur rëndë në korrik nga shpërthimi në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.
Themollari ishte fqinj me dy motrat, të cilat jetonin në një pallat në Elbasan. Njëra prej tyre është një personazh i njohur në TikTok, Xhovana Nikolli, e njohur edhe si e dashura e të penduarit të drejtësisë Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë. Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryentë vrasje në qytetin bregdetar.
Arrestimi i Xhanej e ktheu atë në të penduar të drejtësisë pasi përpara hetuesve ai ka rrëfyer disa krime, deklarime të cilat po verifikohen nga SPAK./abcnews.al