Elektroserver ka bllokuar zbatimin e marrëveshjes për energjinë

Udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë, i dakorduar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë akoma nuk është duke u zbatuar. Kjo po ndodhë për shkak se Elektrosever nuk është duke respektuar asnjë prej afateve që parashihen në marrëveshje. Ky po konsiderohet si një vazhdimësi e veprimeve të Serbisë për të mos respektuar marrëveshjet e Brukselit

Nënstacioni elektrik i Vallaçit në veri të Kosovës.

Më 24 qershor, vetëm tri ditë pasi u nënshkrua udhërrëfyesi në Bruksel, Zyra e Rregullatorit të Energjisë licensoi kompaninë serbe Elektrosever.

Kështu, Kosova ndërmori disa hapa, në mënyrë që të nis zbatimi i marrëveshjes për energjinë e arritur me Serbinë.

Mirëpo, prej atëherë Elektrosever nuk ka përmbushur asnjë prej afateve të parapara në marrëveshje.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, KOSTT, ka kërkuar që marrëveshja të respektohet dhe në një përgjigje për Dukagjinin kanë thënë se prej licensimit të Elektroseverit kanë komunikuar me ta por pa dhënë detaje.

Nënstacioni elektrik i Vallaçit në veri të Kosovës.

“Pas licencimit nga ana e ZRrE të kompanisë Elektrosever për furnizim me energji elektrike për konsumatorët në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, KOSTT ka pasur komunikime me kompaninë Elektrosever në lidhje me obligimet për nënshkrimin e marrëveshjeve teknike që palët e licencuara për pjesëmarrje në tregun e energjisë elektrike në Kosovë duhet të lidhin me KOSTT, të specifikuara edhe në Udhërrëfyesin për implementimin e Marrëveshjeve të Energjisë Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e tyre.

Për ekspertin e sigurisë, Lulzim Syla marrëveshja e arritur është një strategji e mirë.

“Prej asaj që është parë edhe më herët në kuadër të marrëveshjes për implentim të strategjisë për energji, besoj se është bërë më e mira për me fillu implementimi, përkatësisht pagesa e energjisë elektrike… Siç e dimë fatkeqësisht Serbia gjithmonë ka bërë probleme në procesin e dialogut dhe mendoj se njëkohësisht është duke e luajtur edhe rolin e një faktori jo parimor për implementim të kësaj marrëveshje prandaj ka edhe vonesa”, ka deklaruar Syla.

Lulzim Syla

Kjo nuk është marrëveshja e parë të cilën Serbia nuk është duke e respektuar.

Analisti Artan Muhaxhiri tregon se Kosova duhet t’i informoj ndërkombëtarët për këto veprime të shtetit fqinjë.

Artan Muhaxhiri

“Për fat të keq deri më tani ka pasur mjaft raste kur Serbia nuk i ka respektuar marrëveshjet, mirëpo kjo gjë disi ka mbetur në heshtje, ndërsa në anën tjetër kur Kosova nuk e ka respektuar ndonjë marrëveshje, atëherë ajo është trumpetuar dhe është rritur shumë. Ndërsa tani duhet që më në fund qeveria e Kosovës të alarmoj për çdo mosrespektim të marrëveshjeve nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Televizioni Dukagjini, gjatë ditës ka kërkuar përgjigje edhe nga Bashkimi Evropian si ndërmjetësues të dialogut por ata nuk janë përgjigjur.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika