Elektroserveri shpërndan fatura mbi 100 euroshe në veri

Qytetarët e komunave veriore të Kosovës i kanë befasuar faturat e rrymës për muajin shkurt. Ato po thonë që ato fatura janë të majme dhe të pakuptimta. Në ndërkohë, ka qytetarë që po thonë se Elektroseveri po përdorët nga Beogradi zyrtar.

Këta punëtorë të Elektroseverit po vazhdojnë punën për regjistrimin e shtëpive në Mitrovicë të Veriut, të premten.

Pikërisht kjo kompani ka shpërndarë faturat e rrymës për muajin shkurt, një prej të cilave ka siguruar Dukagjini, ku shihet se për energjinë e shpenzuar ka faturuar mbi 100 euro.

Mirëpo, ankesa për çmime të larta kanë shkuar në adresë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.

Kryesuesi i këtij institucioni, Nedzat Ugljanin i vlerëson të çuditshme vlerat e faturave të reja.

Ai thotë se dakordimi ka qenë që gjatë tre muajve të parë faturimi të bëhej paushall, respektivisht nga 20 euro për secilën shtëpi.

“Ankesat janë ardh që janë ardh faturat abnormale. Madje 700-800 euro. E kjo nuk është marrëveshja që ne kemi bisedu në fillim të janarit me përfaqësuesit e Elektroseverit”, ka thënë Ugljanin.

Arsyetim për këtë nuk i ka dhënë Ugljaninit kompania kontraktuese, Elektrosever.

Ajo, përgjigje nuk i ka kthyer as Dukagjinit.

Faturë me çmim të lartë i ka ardhur edhe gazetarit të komunitetit serb që jeton në veri, Brasnilav Krstiq.

Ai po thotë se Beogradi po përdorë Elektroseverin të bëjë politikë mbi qytetarët e komunitetit serb.

“Mua më duket që udhëheqësit nga Elektrosever janë viktimat e Beogradit zyrtar. Pa rekomandime serioze. Në anën tjetër ata i kanë besuar edhe udhëheqjës së komunës se për tre muaj do të vijnë faturat vetëm 21 euro”, ka tjënë Krstiq.

Në ndërkohë, qytetarëve të komunitetit shqiptarë që jetojnë në veri nuk u ka ardhur asnjë faturë deri tani.

“Para një muaji kanë qenë disa serbë, ma kanë marr emrin, mbiemrin, numrin personal me ardhë nuk me ka ardhë kurgjo. Tash po presim çka po bëhet”, ka thënë qytetari, Avni Beqiri.

Televizioni ka pyetur edhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, por i njëjti ka thënë se nuk ka informacione për këtë çështje.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika