Elezi: Presioni për lirimin e policëve nga Kosova të bëhet me shkresa zyrtare

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se kidnapimi i policëve të Kosovës nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës është një veprim i rëndë në aspektin e sigurisë.

Në emisionin “FIVE”, Elezi ka thënë se në aspektin e sigurisë nuk mjafton vetëm presioni publik por duhet të jetë edhe ai juridik kështu duke thënë se presioni për lirimin e policëve duhet të bëhet me shkresa zyrtare.

“Në aspektin e sigurisë nuk mjafton vetëm presioni publik, duhet të sigurohet gjendja e shëndetësore e tyre, të sigurohet një raport që dokumenton kidnapimin e tyre, të kemi një analizë të pavarur për të ditur se në cilat kushte dhe rrethana po mbahen. Përkundër faktit që mendoj se kam komunikim me struktura profesionale, ende nuk kam parë shkresë që iu është drejtuar DASh-it, ndërkombëtarëve që të ketë presion zyrtar”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se prioritet duhet t’i jepet kthimit të policëve në shtëpinë e tyre.

“Prioritet duhet ti japim kthimit të tyre në familjen e tyre dhe çelësi për ta zgjedhur këtë duhet të jenë sytë nga qeveria amerikane. Dhe tani pjesa e dytë së keqes është se përveç se u rrëmbyen po mbahen në qendër të mbajtjes , në kushte normale paraburgimet kanë disa kushte minimale, rregulla të cilat duhet zbatuar”, ka vijuar Elezi.

Sipas tij, ShBA-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë në kuadër të ruajtjes së marrëdhënieve të tyre për lirimin e policëve.

“ShBA duhet të bëjë presion Serbisë në kuadër të ruajtjes së marrëdhënieve ShBA- Serbi kërkesa për lirimin e policëve nuk do të ishte e papranueshme nëse marrim parasysh që Beogradi do ti bënte nder ShBA-së me lirimin e policëve kosovarë”, ka theksuar ai.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji. Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe.

 

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika