Elisa Spiropali, kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë

Kryetare e re e Kuvendit të Shqipërisë është zgjedhur Elisa Spiropali.

Spiropali zëvendëson në këtë detyrë Lindita Nikollën.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Spiropali u shpreh se mirënjohjen që gjithmonë e ka kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë se sa ka marrë, e ndien si një shtysë për të bërë më shumë se sa ka mundur deri më tani.

“Mirënjohjen që e kam kuptuar si detyrim, e ndiej si një shtysë për të bërë më shumë nga sa kam mundur deri tani. Nuk jam drojë të pranoj se jam e prekur në jetën time të shkurtër apo të gjatë publike, nga vlerësimi që më blatuat duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit me zemër! Besoj se e di mirë që ky është një ushtrim i vështirë politik, por jam e qartë që në këtë ushtrim çfarë shkon mirë është e juaja dhe çfarë shkon keq është e kujtdo që ju e ngjisni këtu lart. Megjithatë, kjo nuk më tremb, por më vetëdijëson dhe më motivon”, ka thënë Spiropali.

“Mirënjohjen ua kam detyrim secilit koleg në këtë sallë dhe kryetarit të kësaj shumice, kryeministrit të vendit, njeriut më të pakënaqur nga vetja që ma besuan mua përgjegjësinë solemne të kryeshërbëtorit të këtij Kuvendit për Shqipërinë e sotme dhe Shqipërinë 2030”, u shpreh Spiropali.

Spiropali zëvendësoi në këtë detyrë Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqje me arsyetimin e problemeve shëndetësore.

Ndërkohë gjatë fjalës së kryetares së re të parlamentit Elisa Spiropali, deputetë të opozitës vijojnë me bllokimin e foltores dhe kontestimin e zgjedhjes së Spiropalit, që u bë me votim të fshehtë elektronik.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika