Pasionin e saj për krijesat mitike e kanë kthyer atë në një “Sirenë të vërtetë”.
Elle Jimenez ose ‘Mermaid Elle’, nga Miami Beach, është një interpretuese nënujore e certifikuar me kohë të plotë. Duke u rritur, Elle ishte magjepsur nga sirenat, por kurrë nuk mendoi të investonte në këtë ide deri në vitin 2016, kur provoi për herë të parë bishtin e një sirene dhe u zhyt në një botë magjike.

Që atëherë, ajo filloi të punojë në shërbimet e argëtimit të sirenave; shfaqje nënujore dhe duke ofruar trajnime profesionale për sirenë. Elle pranon se të jesh sirenë nuk është aq e lehtë sa mund të duket.
“Të jesh sirenë është e vështirë. Duhet shumë punë fizikisht. Është edhe aktrim. Dhe gjithashtu duhet të notosh sigurtë.”-tha Elle Jimenez

Mermaid Elle është gjithashtu një avokate për ruajtjen e oqeaneve dhe përpiqet të promovojë ndërgjegjësimin se si të mbrohen oqeanet me projektin e saj “Mermaid Elle #SavingTheSeas”.

Elle Jimenez ‘Mermaid Elle’, “E vetmja gjë që më pëlqen te sirenat është se ato thjeshtë përfaqësojnë këtë koncept të bukur të natyrës dhe mbrojnë shtëpinë e tyre. Më pëlqen fuqizimi që përfaqësojnë sirenat dhe aspekti i ruajtjes së asaj që është një sirenë. Me një fjalë :Është shërbëtori i detit”,ka thënë Elle Jimenez.
Elle Jimenez, ka thënë se do të vazhdojë me këtë pasion edhe për disa vite me radhë, sepse kjo e bën atë të ndjehet e lumtur.