Elon Musk bëhet sërish personi më i pasur në botë

Elon Musk është bërë sërish personi më i pasur në botë, sipas të dhënave të Bloomberg.

Elon Musk

Pronari i Twitter dhe Tesla, Elon Musk, edhe një herë është shpallur njeriu më i pasur në botë dhe kjo falë rritjes së vlerës së aksioneve të Tesla-s. Pasuria e Musk ka arritur në 24 orët e fundit në 187 miliardë dollarë, pasuri neto. Që prej janarit të këtij viti, pasuria e miliarderit është rritur me 50.1 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg.

CEO i Teslas u rrëzua nga vendi i parë nga Bernard Arnault, CEO i markës luksoze franceze LVMH (LVMHF), në dhjetor të vitit të kaluar, duke e bërë Musk numrin 2 në listë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, që nga e hëna, Bloomberg raporton se një rritje në aksionet e Teslas e ka ngritur Musk përsëri në krye të Indeksit të Miliarderëve në kohë reale, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Pasuria neto e Musk ishte rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, sipas Bloomberg, duke kaluar pasurinë prej 185.3 miliardë dollarësh të Arnault.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika