Elon Musk në Twitter: SpaceX do të ‘vazhdojë financimin e internetit në Ukrainë falas’

Elon Musk tha në një postim në Twitter të shtunën se kompania e tij SpaceX do të vazhdojë të financojë terminalet e internetit satelitore Starlink për qeverinë ukrainase ndërsa ajo lufton forcat pushtuese ruse

Elon Musk





Elon Musk  tha në një postim në Twitter të shtunën se kompania e tij SpaceX do të vazhdojë të financojë terminalet e internetit satelitore Starlink për qeverinë ukrainase gjersa ajo lufton forcat pushtuese ruse.

Miliarderi shkroi në Twitter, “edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Musk, po tregohej sarkastik. Në përgjigje të një postimi në Twitter rreth veprimit, Musk tha, “ne duhet të bëjmë akoma vepra të mira”.

Duke iu përgjigjur një postimi tjetër në Twitter duke thënë se Musk kishte paguar tashmë taksat që po financojnë mbrojtjen e Ukrainës, ai tha : “Fati e do ironinë” shkruan CNBC.

Tweetet pasojnë një deklaratë nga Musk të premten, në të cilën ai tha se SpaceX nuk mund të vazhdojë të financojë terminalet Starlink në Ukrainë. Pasi një raport sugjeroi se kompania e tij hapësinore i kishte kërkuar Pentagonit të mbulonte kostot.

Në një letër nga SpaceX drejtuar Pentagonit, kompania tha se përdorimi i Starlink në Ukrainë mund të kushtojë afërsisht 400 milionë dollarë gjatë 12 muajve të ardhshëm, sipas një raporti nga CNN.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika