Elon Musk shet pothuajse 4 miliardë dollarë aksione të Tesla-s

Shefi i Tesla-s dhe njëherit, pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë prej 3.4 miliardë paund. I njëjti para pak javësh kishte përfunduar blerjen e Twitter

Elon Musk, gjatë Konferencës Satellite 2020 në Uashington, DC, më 9 Mars 2020

Shefi i Tesla-s, Elon Musk ka shitur 19.5 milionë aksione të tjera të prodhuesit të makinave elektrike me vlerë prej 3.95 miliardë dollarë (3.4 miliardë paund).

Një lajm i tillë vjen më pak se dy javë pasi njeriu më i pasur në botë përfundoi blerjen e Twitter-it, një blerje prej 44 miliardë dollarësh.

Çmimi i aksionit të Tesla ka rënë me më shumë se 50 për qind që nga fillimi i këtij viti, përcjell BBC.

Më vete, Tesla po tërheq pak më shumë se 40,000 automjete të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin e tyre. Arsyeja e këtyre shitjeve, të cilat u zhvilluan javën e fundit, nuk është bërë ende e ditur.

Shitja e fundit e sjell vlerën totale të aksioneve të Tesla-s të shitura nga Musk në pothuajse 20 miliardë dollarë. Ai shiti 8.5 miliardë dollarë aksione të Tesla-së në prill të këtij viti dhe rreth 7 miliardë dollarë të tjera në gusht.

Të martën, Tesla tërhoqi pak më shumë se 40,000 makina të saj në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me drejtimin elektrik. Prodhuesi i makinave elektrike tha se sistemi i asistencës së drejtimit me energji elektrike të automjeteve mund të dështojë në rrugë të vështira ose pas goditjes në një gropë.

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada tha se mund të kërkojë përpjekje më të mëdha në përmisimin e një “mangësie” të tillë, veçanërisht në shpejtësi të ulëta, duke rritur rreziqet e përplasjes.

Tesla ka lëshuar një përditësim të softuerit për të rikalibruar sistemin. Ndërkaq, lidhur me aksidentet potenciale që mund të ketë sjellur ky defekt, Musk tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë lëndimi apo vdekjeje në lidhje me problemin.

Shkurtimet e vendeve të punës në Twitter

Që kur mori kontrollin e Twitter muajin e kaluar, Musk ka shkurtuar rreth 50 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë.

Musk shkroi në Twitter se ai nuk kishte “zgjidhje” veçse të shkurtonte fuqinë punëtore të kompanisë pasi firma po humbet më shumë se 4 milionë dollarë në ditë.

Ai gjithashtu ka fajësuar “grupet aktiviste që u bëjnë presion reklamuesve” për “rënie masive të të ardhurave”.

Shkundja e platformës së mediave sociale përfshin tarifimin e përdoruesve 8 dollarë për shenjat e verifikimit të kontrollit blu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika