Elon Musk thotë se Twitter do të ofrojë “amnisti” për llogaritë e pezulluara

Pronari i ri i Twitter, Elon Musk, ka njoftuar se do të sigurojë një “amnisti të përgjithshme” për llogaritë të cilat janë pezulluar për shkaqe të ndryshme, megjithatë nuk u bë e ditur se si do të kryhet procesi

Elon Musk





Pronari i ri i Twitter, Elon Musk ka thënë të enjten se do të jep ‘amnisti’ për llogaritë e pezulluara nga java e ardhshme.

Një vendim i tillë erdhi pas Musk filloi një sondazh të mërkurën duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse llogaritë që “nuk kanë shkelur ligjin ose janë përfshirë ne spam skandaloze” duhet të kthehen në platformën e mediave sociale.

Disa llogari edhe janë rikthyer nga Musk. Është fjala për llogarinë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Musk zhbllokon llogarinë e Donald Trump në Twitter

Musk nuk ka dhënë detaje se si do të kryhet procesi i amnistisë, shkruan BBC.

Por është bërë e ditur se më shumë se 3.1 milionë përdorues të Twitter iu janë përgjigjur sondazhit të Musk, që 72.4% kanë votuar për “Po”.

“Njerëzit kanë folur. Amnistia fillon javën e ardhshme”, shkroi Musk, i cili ka 118.7 milionë ndjekës në këtë platformë.

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se llogaria e Donald Trump është rikthyer pas një sondazhi në të cilin përdoruesit e mbështetën ngushtë masën.

“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke thënë më herët “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.

Llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut të nxitjes së dhunës.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika