Elshani: Deri tani 645 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Deri më sot janë 645 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga drejtoria në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri më sot janë 645 vetura të qytetarëve të cilët kanë respektuar këtë vendim për konvertimin e targave në RKS.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Info Plus” të RTK-së theksoi se interesimi është gjithnjë në rritje e sipër.

“Qytetarët kanë filluar me të madhe të regjistrojnë automjetet e tyre. Sot i kishim 174 automjete të cilat janë regjistruar në RKS, ndërkaq totali që nga fillimi i nëntorit e deri tani është 645 automjete”, ka thënë Elshani.

Ai ka thënë se përveç për të shtunën e ardhshme, e cila është ditë pune për shkak të procesit, është duke u diskutuar që edhe e diela të jetë në dispozicion të qytetarëve për ndërrim targash.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika