Elshani: 55 zolla janë konfiskuar që nga sulmi terrorist në Banjskë

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se që nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit janë konfiskuar gjithsej 55 zolla, e që, sipas tij, janë shumë të rrezikshme

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Zëvëndësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se bastisja në Zveçan tanimë ka mbaruar, ndërsa ajo në Mitrovicën Veriore është duke vazhduar ende.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është duke asistuar në këto dy raste të bastisjeve, e që kanë të bëjnë me dy barnatore.

Lexo më shumë: Aksion i Policisë dhe i Doganës në dy barnatore në veri

Ndërsa për pesë zollat e gjetura afër Manastirit të Banjskës, ai ka thënë se ato janë pjesë e sulmit terrorist të 24 shtatorit. “Nuk mund të jap detaje, rasti është pjesë e hetimeve”, ka thënë ai.

“Shtatë ose tetë i kanë gjuajtur, 50 i patëm konfiskuar, edhe pesë këto bëhen gjithsej 55 që i kemi konfiskuar, është një numër i madh që i kemi konfiskuar gjatë operacionit të Banjskës, të cilat janë shumë të rrezikshme”, ka thënë tutje ai, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Elshani ka shtuar se Policia e Kosovës është e pranishme në veriun e vendit dhe se nuk kanë ndonjë problem  të madh.

“Policia e Kosovës është në çdo cep të Kosovës, specifikisht në veri të vendit, kjo për ne është e rëndësishme që të mos kemi ndonjë ndalesë, ndonjë zonë që s’mund të hyjmë, banesë që s’mund të kontrollojmë ose shërbim që s’mund të ofrojmë,…këto probleme nuk i kemi”, ka shtuar tutje Elshani.

Tutje, ai ka theksuar nevojën që institucionet e vendit të jenë më të pranishme në këto komuna, duke përfshirë këtu edhe Agjencinë Për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika