Elshani i KQZ-së: Shqetësues numri i vogël i votuesve

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani

Arjanit Elshani, anëtari i KQZ-së, ka thënë se ndonëse nuk ka pasur incidente, shqtësues mbetet numri i vogël i votuesve që marrin pjesë në votime në veri të vendit.

Në një prononcim për Dukagjinin, ai ka thënë se vërehet dukshëm një presion që po bëhet në vendbanimet serbe.

“Numri i votuesve është jashtëzakonisht i vogël, vërehet një presion që po bëhet veçanërisht në vendbanimet serbe”, ka thënë ai, gjersa ka theksuar se “Nuk ka pasur incidente, mirëpo për ne shqetësuese është numri i vogël i votuesve që marrin pjesë, sepse kemi konsideruar që jemi duke organizuar zgjedhje, të cilat u mundësojnë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre e të votojmë lirshëm”.

Anëtarët e KQZ-së ishin për vizitë në qendrën e votimit në Bistricë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar numrin e qytetarëve që kanë dalë të votojnë në zgjedhje në komunat veriore deri në orën 11:00, të dielën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Leposaviq nga ora 07:00 deri në 11:00 kanë dalë për të votuar 28 qytetarë, përkatësisht 0.21 për qind.

Në Zubin Potok kanë dalë 65 votues apo 1 për qind, në Zveçan 29 votues apo 0.41 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut 191 votues apo 1.05 për qind.

Në total, 313 qytetarë votuan deri në orën 11:00.

Pas tregimit të shifrave, Elezi u bëri thirrje qytetarëve me të drejtë vote, duke i inkurajuar që të votojnë.

Në orën 15:30 do të jetë konferenca e radhës e KQZ-së, me ç’rast do të bëhet e ditur  pjesëmarrja në votim e qytetarëve deri në orën 15:00.

Aktualisht, në veri të vendit janë duke u zhvilluar zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetarë të komunave në Mitrovicën e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Deri tani, situata ka qenë e qetë.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika