Elshani: Nuk kemi pasur qëllim vrasjen e 30 [terroristëve], viktimat janë pjesë e procesit gjatë lirimit të territorit nga grupi i armatosur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se operacioni i tyre kundër grupit të armatosur në Banjskës nuk kishte qëllim vrasjen e 30 terroristëve, por lirimin e territorit. Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se ka pasur viktima gjatë procesit

“Ne nuk kemi pasur qëllim vrasjen 30 [terroristëve] në asnjë moment, por asnjë njeri, qëllimi jonë ka qenë me marrë territorin tonë me liru këtë vend nga grupet e armatosura, dhe nëse gjatë procesit ka pasur viktima ajo është pjesë e procesit”, kështu ka deklaruar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Më tej, ai ka thënë se qëllimin kryesor pse është përdorur fshati Banjskë nga terroristët serbë nuk e di, por, sipas tij, kufiri me Serbinë është shumë afër, është një terren ideal për logjistikë.

“Ndoshta puna kufirit se logjistika ka pasur mundësi të vijë nga ana e kufirit me Serbinë, mirëpo hetimet do të shkojnë me gjatë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ende rreziku nuk ka kaluar, pasi në pjesën e malit ka shumë mjete të paeksploduar.

“Kemi gjetur shumë mjet të paeksploduar nëpër mal. Konsiderojmë se rreziku ende nuk kaluara”, ka përfunduar Elshani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika