Elshani për fletushkat në veri: S’kemi të arrestuar dhe të dyshimtë për momentin

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë të Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”. Lidhur me këtë, Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë

Zyrtari i Policisë së Kosovës nga drejtoria në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, mesazhet kërcënuese të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës nuk i konsideron shqetësuese derisa ato, siç thotë Elshani, nuk veprohen në praktikë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet pasi në Mitrovicë të Veriut, persona ende të panjohur, kanë shpërndarë fletushka të ndryshme që bëjnë “thirrje për rezistencë” dhe “nxitje të urrejtjes”.

Lidhur me këtë, Elshani ka thënë se nuk ka ndonjë të arrestuar apo të dyshimtë.

Megjithatë, ai thekson se këto zhvillime po i marrin me seriozitet.

“Informacionet e para që ne i kemi është se pas protestës e cila është zhvilluar dje, ka pasur shpërndarje të këtyre fletushkave nëpër hyrje të ndërtesave, mirëpo ato kanë qenë si thirrje për rezistencë, nxitje të urrejtjes, kështu janë hapur rastet, por nuk kemi të arrestuar dhe të dyshimtë për momentin, edhe pse jemi duke punuar për ndriçim të rastit. Nuk janë hiç shqetësuese deri nuk i shohim këto në praktikë duke u vepruar, nuk janë shumë shqetësuese për ne. Mirëpo, i marrim me seriozitet. Krejt të vogla janë këto”, tha Elshani.

Elshani ka thënë se lidhur me rastin janë njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Prokuroria Speciale dhe KFOR-i.

Ai potencon se nuk ka ndryshime në terren.

“Prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe Prokuroria Speciale, komunikimi dhe bashkëpunimi është i mirë. E kanë marrë vesh edhe nga mediat, janë të njoftuar KFOR-i. Ne i kemi parë disa reagime nëpër media, ndryshim në terren nuk ka”, shtoi Elshani.

Ndryshe, partia kryesore e serbëve në Kosovë ka thënë se me veprime të tilla po tentohet të fajësohen serbët “për incidente të reja të mundshme”.

Fletushkat, që janë nënshkruar nga “Mbrojtja Popullore”, të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj Policisë së Kosovës.

Në këto fletushka thuhet se Policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet, si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika