Zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani, ka folur lidhur me atentatin ndaj Marko Jabllanoviqit [vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”.
Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Elshani thotë se deri më tani lidhur me këtë rast nuk ka ndonjë të arrestuar, por që policia po merret intensivisht me të njëjtin rast.
“Nuk mund të flasim për të dyshimtë, por mund të themi se jemi duke e hetuar seriozisht këtë rast. Dyshohet se një person ka tentuar ta shkrepë armën e tij që nuk i ka shkrepë në drejtim të këtij personi. Policia po merret me këtë rast dhe deri më tani nuk ka ndonjë të arrestuar. Të gjitha informacionet që thuhet në publik, i shqyrtojmë dhe dërgojmë te prokurori.. çdo fjalë publike që del në publik e marrim e vendosim në dosje. Prokurori është ai që i udhëheq hetimet”, tha ai.
Se a e ka cenuar sigurinë në veri ky rast, Elshani thotë se “jo në masë të madhe”.
Kjo për shkak se në veri, policia është përballur me situata më të rënda.
“Jemi përballë me situata të rënda deri më tash, e cenon ndoshta, por jo në masë të madhe. Ne kemi policisë të vrarë në Banjskë… e kemi detyrën tonë, puna jonë është t’i parandalojmë veprat penale e në rast se ato ndodhin t’i ndriçojmë. Atje ku na dërgojnë provat atje edhe shkojmë”, shtoi Elshani.
Po ashtu, Elshani ka folur edhe për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan.
“Kanë qenë në patrullim të përbashkët. Një person ka dalë në rrugë, ua ka zënë rrugën e ka hedhur një shishe në drejtim të zyrtarëve tonë. Ky person sipas të gjitha gjasave ka qenë edhe i dehur. Ne kemi hyrë në bastisje, e kemi ndaluar atë edhe një person tjetër, të cilin për shkak të uniformave dhe armës të gjuetisë.
Bashkëpunimi me KFOR-in është shumë i mirë, konsideroj që është shumë i mirë, ka një progres të madh në komunikim”.
Alarmon zëvendësministri – Tregon se u tentua të vritet vëllai i Aleksandër Jabllanoviçit