Elshani: Situata në veri është e qetë, grafitet e shfaqura në veri janë të vjetra

Situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e qetë, thotë Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut

Grafite të reja serbe janë parë në qytetin e Zveçanit të martën me shkrimin “24.09”, duke iu referuar sulmit në Banjskë.

Lidhur me këtë, Veton Elshani, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, konsideron që të njëjtat janë grafite të vjetra.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Elshani tha se situata e sigurisë në veri vazhdon të jetë e qetë.

“Konsiderojmë që ato janë të vjetra, të cilat veç kanë qenë aty, por nuk është çudi që të kemi ndonjë shkrim tjetër në ditët në vijim apo ndonjë që nuk e kemi parë ende, për ne është me rëndësi që situata e sigurisë të jetë e qetë dhe ne të jemi vigjilentë në kryerjen e detyrave tona dhe të ofrojmë shërbime ndaj qytetarëve të vendit ashtu siç e parasheh ligji”, u shpreh ai.

Elshani potencoi se Policia e Kosovës është e gatshme të reagojë në çdo kohë në rast të ndonjë veprimtarie kriminale siç ishte rasti i sulmit terrorist në Banjskë.

“Situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë, Banjska ishte një ngjarje që e ka ndryshuar realitetin në veri… mirëpo nuk kemi diçka për të theksuar. Ajo që është me rëndësi të thuhet është që policia është vigjilente në çdo moment, në çdo kohë të reagojë në rast se diçka e tillë si Banjska apo ndonjë veprimtari tjetër kriminale. Ne i pranojmë shumë informacione, shumica janë të rreme, dezinformata. Secilin informacion e trajtojmë me kujdes, pranojmë informata të ndryshme, kemi komunikim të mirë me partnerë, në përgjithësi jemi duke e kryer punën tonë, në ndërkohë po trajnohemi lidhur me pajisjet që i kemi”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika