Ema Islami, një artiste e re me një zë të veçantë

"Lej ti fjaltë" është kënga më e re e artistes Ema Islami. E ftuar në emisionin "Super TreN’D" në Radio Dukagjini, ajo ka folur më shumë rreth realizimit të kësaj kënge

Ema Islami është një këngëtare e re me një zë të fuqishëm, e plot potencial. E ftuar në emisionin “Super TreN’D” me Drilonën dhe Mirdonin, në Radio Dukagjini, artistja promovoi këngën e saj.

Ajo ka treguar se pasionin e saj për muzikën e ka nisur me ripërpunimin e këngëve tjera si cover, për të vazhduar me punimin e këngëve të saj.

Ema Islami

Islami foli edhe për këngën e saj më të re që e ka publikuar sot. Kënga titullohet “Lej ti fjaltë“, për të cilën deklaroi se është ndarë shumë e kënaqur, dhe ka pasur një përgjigje pozitive nga publiku.

Ajo tregoi se ndryshe nga herët e kaluara, kur baladat kanë qenë zgjedhja e saj e këndimit, kënga e re është më ritmike.

Emisioni “Super Tren’d”, transmetohet çdo të martë në Radio Dukagjini për plot 3 orë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika