Emblema të ushtrisë serbe, boks hekuri, shkronja “Z” e mbishkrim të Wagner-it u gjenden në veturë dy serbëve në Leposaviq

Boks hekuri, emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z” e mbishkrim të grupit Wagner u janë gjetur në veturë dy serbëve në Leposaviq, të martën e 31 tetorit

Policia e Kosovës

Boks hekuri, emblema të ushtrisë serbe, shkronja “Z” e mbishkrim të grupit Wagner, u janë gjetur në veturë dy serbëve në Leposaviq.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se janë ndaluar dhe gjatë kontrollit u janë gjetur mjetet e lartcekura.

Ata janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar,  është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ,, Z’’  ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER”, thuhet në raport.

Ky rast është cilësuar nga policia si “nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar”.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën e 31 tetorit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika