Emini: Angazhimi politik në dialog do të jetë vendimtar në hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Donika Emini, ka thënë se angazhimi politik në dialog do të jetë vendimtar në hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës (KiE)

Donika Emini, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Donika Emini, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se kalimi i fazës së parë të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës (KiE) është një hap shumë i rëndësishëm i Kosovës.

“Pa marrë parasysh se në çfarë rrethanash po ndodh”, ka thënë tutje Emini.

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare ka shtuar se angazhimi politik në dialog do të jetë vendimtar në hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshill të Evropës (KiE).

Emini ka shtuar tutje se Këshilli i Evropës (KiE) ka qenë në agjendë edhe të qeverive të kaluara.

“Është bërë punë e jashtëzakonshme edhe më herët në këtë drejtim, por Kosova normalisht prej vitit 2020 e ka pasur mematoriumin, edhe kjo kohë sikur i ka pauzuar të gjitha këto ambicie politike që Kosova i ka pasur”, ka theksuar Emini.

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare ka potencuar se ky hap është “shumë i mirë” për të parë se shtetet që nuk e kanë përkrahur Kosovën në këtë aspekt “nuk janë ende të bindura, por nuk janë bllokuese”.

Gjatë të hënës së 24 prillit, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave ka marrë vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti hap historik dhe më të rëndësishmin pas pavarësisë së vendit.

“Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtetet anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës. Për shtetin tonë të ri, vendimi i sotëm përbën një hap historik, ndoshta më të rëndësishmin pas pavarësisë sonë. Me këtë vendim përmbyllet një etapë e rëndësishme drejt anëtarësimit të plotë”, deklaroi ajo.

Gërvalla theksoi se mbetet ende shumë punë për të bërë, dhe se procesi i anëtarësimit do të jetë i gjatë dhe me sfida.

Ministrja i ka falënderuar të gjithë ata që kanë mbështetur Kosovën për këtë sukses, duke i përmendur në veçanti shtetet, të cilat nuk e kanë njohur formalisht shtetin e Kosovës, që po ashtu nuk e kanë bllokuar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika