Për SHBA-të është kokëçarje me u marrë me çështjet e Ballkanit ose Ukrainës, pasi për këtë të fundi këto problem ia kishte lënë Bashkimit Evropian (BE).
Emini ka thënë se do të ketë vizita të tilla edhe do të këtë presion për të mbyllur çështjen e me Serbinë, por se ende nuk dihet se çfarë do të bëhet.
Vetë fakti i angazhimit të tyre në rajon tregon se “Dialogu me Serbinë është prioritet”.
“Shpresojë se qeveria edhe presidentja e kanë kuptuar rreshtimin strategjik në momente të tilla, dhe ta kuptojnë që jemi pjesë e një projekti makro që d.m.th. siguria e rajonit dhe Ballkanit, janë çështje që duhet të mbyllen”, është shprehur ajo në emisioni Debat Plus në RTV Dukagjini.
Kjo e fundi ka pohuar se kupton synimet e qeverisë që të jetë anëtare e NATO-s para dialogut me Serbinë por, politika e Kosovës ka hyrë në një kanal i cili kalon përmes dialogut me Serbinë.
“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me vizitën e Albin Kurti edhe Vjosa Osmanit në Amerikë sepse atje janë për një ceremoni mortore, nuk ka agjendë”.
“Njohaj e fundi që ka ardhur për Kosovën ka qenë nga shteti Izraelit dhe ka qenë një njohje tepër e rëndësishme por, kjo ka ardhur nga zyrat Uashingtoni edhe jo nga ato të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)”, ka thënë Emini duke bërë përpjekje për të relativizuar angazhimin e kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti.
Ndryshe ajo ka folur edhe për Këshillin e Evropës, duke thënë se edhe pse nuk është Rusia, aty ka shumë vend anëtare që kanë problem me formën se si është krijuar shteti i Kosovës, duke filluar nga bombardimet e NATO-s. Përveç kësaj, sipas Eminit janë edhe ato vendet jo-njohëse që i kemi edhe në BE.