Emisarët perëndimorë takohen me Vuçiqin, ai thotë se sot e pret një ditë e vështirë atë dhe Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, para takimit me emisarët perëndimorë ka thënë se sot e pret një ditë e vështirë atë dhe Serbinë

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët për politikë të jashtme të Francës, Gjermanisë e Italisë, ka nisur një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka mirëpritur diplomatët evropiano-amerikanë në presidencën e Serbisë, pak pas orës 14:00.

Para takimit, në një prononcim për media, Vuçiq ka thënë se sot e pret një ditë e vështirë atë dhe Serbinë, meqë e di se çfarë do të sjellin “Pesëshja e Madhe”.

“Nuk e di nëse do të bërtas apo do të qaj nga dhimbja, por do të kemi sukses që Serbinë të mos ia bëjmë dhuratë askujt, por ta bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiq, raporton N1.

Ai ka thënë se do të luftojë me të gjitha forcat e tij “sado të fortë të jenë” diplomatët perëndimorë duke premtuar se do ta mbrojë Kosovën dhe popullin serb në Kosovë.

“Po vijnë të mëdhenjtë, të fortët, më të fortët dhe më të fuqishmit. Serbia është një vend i vogël. Ne duhet të mbrojmë njerëzit dhe fëmijët dhe unë mund të premtoj se ata do ta mbrojmë Serbinë”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika