Emisari britanik: Kurti dhe Vuçiq të ulen bashkë për ta çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duhet të ulen së bashku për të çuar përpara të ardhmen e të dyja vendeve

Stuart Peach, emisar i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor FOTO Atlantic Council

I dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se vendi i tij mbështet të gjitha përpjekjet për pajtim dhe normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai këtë proces e quan shumë të rëndësishëm, derisa përmend faktin që Britania nuk është e përfshirë direkt në proces.

“Ne i mbështesim dhe i thërrasim të dy qeveritë që të punësojnë së bashku, të bëhet punë e përbashkët për të ardhmen multietnike të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Peach për Atlantic Council.

“I njoh mjaftë mirë këta dy burra [Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin]. I inkurajoj që të ulen së bashku që të ecet përpara për të mirën e të dyja vendeve”, ka thënë i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Peach ka thënë tutje se është shumë me rëndësi që procesi i dialogut në mes të dyja palëve është duke vazhduar.

“Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, është shprehur ai, derisa për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar se “të dyja palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura”, është shprehur ai.

Tutje ai ka shtuar se duhet të ecet përpara drejt normalizimit sepse sipas tij, është shumë e rëndësishme për ta ardhmen e rajonit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika