Edhe sonte sikur në çdo natë tjetër me fillim nga ora 22:30 në RTV Dukagjini vazhdon emisioni “Dueli Botëror” që i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, të ftuar janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.
Krahas tyre të ftuar janë edhe Ylli Hoxha, opinionist, Lavdim Pireva, gazetar i sportit dhe Labinot Rexha, këngëtar.
Sonte vazhdon edhe turneu në sony playstation në FIFA 2023 i njohur tashmë si “Botërori i Dukagjinit”.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.
“Dueli Botëror” të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.