Emisioni “Pak pa thënë natën e mirë” vjen me ndryshime nën moderimin e Genta Cana dhe Besfort Daka

Emisioni "Pak pa thënë natën e mirë" që transmetohet në RTV Dukagjini, nga sonte vjen me ndryshime nën moderimin e Genta Cana dhe Besfort Daka

Genta Cana dhe Besfort Daka, moderatorët e emisionit "Pak pa thënë natën e mirë"

Genta Cana dhe Besfort Daka, moderatorët e emisionit “Pak pa thënë natën e mirë”, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, kanë rrëfyer më shumë për ndryshimet që janë bërë në emisionin e tyre.

Nga sonte, Genta Cana do të jetë moderatore e këtij emisioni.

Ajo ka thënë se për të ishte pak sfiduese të kalonte nga gazetaria e sportit te një emision “Late Night Show”. Ajo ka falënderuar ekipën për mbështetjen që ia ka dhënë.

Njëjtë është shprehur edhe Daka, i cili ka thënë se nga fillimi kanë pasur një përshtypje pozitive. Ai ka treguar se Genta Canën e kishin kërkuar të gjitha televizionet tona.

Emisioni “Pak pa thënë natën e mirë” transmetohet nga e hëna deri tek e premtja, duke filluar nga ora 22:30 në RTV Dukagjini.

Nga sonte ky emision do të vije me ndryshime si në skenografi, ashtu dhe në moderatorë.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika