Jo vetëm në momente gëzimi, por sidomos në ato humanitare, kanë treguar se janë aty gjithmonë për të dhuruar shpresë, për të gjithë ata që kanë nevojë.
I tillë ishte edhe rasti i një nëne, Artila Kastrati Sada, të cilës i është komplikuar gjendja pas lindjes së fëmijës së dytë. Për t’iu nënshtruar një operimi, Artilës i duheshin 20 mijë euro, e kjo shifër, dje, nga dëgjuesit e emisionit “Radar” jo vetëm që është arritur, por edhe i ka kaluar pritshmëritë.
Kontributi në xhirollogari, por edhe në forma tjera të transfereve të parave, është mbi 40 mijë euro. Pjesa e mbetur nga operacioni i Artilës, nga kontributi i dëgjuesëve, do të shkojnë për rastin tjetër në Radar të RTV Dukagjinit.
Emisioni “Radar” me Edita Doli transmetohet çdo ditë live nga ora 09:00-11:00 në RTV Dukagjini.