Emmerson për Nazim Bllacën: Bëra gabim që thashë se ka vdekur

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se deklarata e mëparshme e tij ku kishte thënë se Nazim Bllaca ka vdekur ishte e pasaktë

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është sqaruar për deklaratën e tij ku kishte thënë se Nazim Bllaca ka vdekur.

Në fund të seancës, Emmerson ka deklaruar se deklarata e tij ka qenë e gabuar.

“Në fillim bëra një gabim thashë Nazim Bllaca ka vdekur…”, ka thënë shkurt Emmerson.

Në seancën e së premtes në Hagë, u soll në skenë përsëri emri i Nazim Bllacës, për të cilin avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, tha se ka vdekur.

“Prokuroria vazhdon të mbështetet te një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson

Menjëherë pas kësaj deklarate të avokatit Ben Emerson, RTV Dukagjini ka kontaktuar vëllain e Nazim Bllacës, Liman Bllaca, i cili e mohoi kategorikisht një deklaratë të tillë.

Ai tha se me të vëllain e tij ka kontaktuar para dy javësh, kurse fizikisht e ka parë para një muaji.

Avokati i Veselit: Nazim Bllaca ka vdekur

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika