Emmerson: Specialja po rrezikon të drejtat kushtetuese të Kadri Veselit

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se Gjykata Speciale po i rrezikon të drejtat kushtetuese të Kadri Veselit

Kadri Veseli

Një protokoll për kontaktin me dëshmitarë që u miratua para pak ditësh nga gjyqtari në Gjykatën Speciale, ka ngritur shqetësimin serioz të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Ai në një parashtresë të dërguar para disa ditësh në Gjykatë, ka ngritur alarmin se rregullativat e vendosura nga gjyqtari me kërkesë të Prokurorisë, mund të përbëjnë shkelje të rëndë ndaj të drejtave të Veselit në gjykim.

”Është e qartë dhe e vetëkuptueshme se të gjitha çështjet e propozuara ndikojnë drejtpërdrejt në rezultatin e procedurës, duke cenuar potencialisht të drejtën e z. Veseli për një gjykim të drejtë siç mbrohet nga Kushtetuta dhe instrumentet përkatëse ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në parashtresën e Emmerson.

Për më tepër, Emmerson ka ilustruar sesi me vendimin për kontaktin me dëshmitarë, është thyer edhe parimi bazë për ”barazinë e armëve” në një proces gjyqësor.

Avokati britanik ka theksuar se si Gjykata i ka dhënë të drejtë prokurorisë në kërkesën e saj që mbrojtjes t’i mohohet liria në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, ku përshihen takimet jozyrtare dhe jo të regjistruara.

”Nga parashtresat e Mbrojtjes është e qartë se e drejta për barazinë e armëve do të cenohej duke i mohuar Mbrojtjes të njëjtën ‘liri në zgjedhjen e metodologjisë së kontaktimit dhe intervistimit të dëshmitarëve, e cila përfshinte takime jozyrtare dhe jo të regjistruara’. Më tej, në vend që të tregohej çdo ‘shqetësim hipotetik’, mbrojtja iu referua rasteve specifike dhe objektive të cilat do t’i siguronin SPO-së një avantazh taktik të padrejtë”.

Emmerson specifikon siç shkruan se me vendimin e marrë nga gjyqtari paraprak, prokuroria do të jetë e informuar për çdo hap të avokatëve, përfshirë atë se cilët dëshmitarë i ka mbrojtja në prioritet, si dhe do t’i jepej njohuri prokurorisë për besueshmërinë e dëshmitarëve dhe linjat e mundshme të marrjes në pyetje shumë përpara gjykimit.

Kujtojmë se prokuroria kishte kërkuar që të ketë qasje në secilën intervistë, të dëshmitarëve, teksa Gjykata e kishte pranuar të njëjtën.

Gjithsesi, gjykatësi kishte vendosur si kusht që ZPS-ja t’i drejtohet trupit gjykues menkërkesë për të marrë pjesë në ato intervista.

Edhe pse në parashtrime përmendet ”pala thirrëse” dhe ”pala kundërshtare”, te çështja e intervistimit të dëshmitarëve kjo vlen më së shumti për mbrojtjen.

Kjo meqë, prokuroria veç se ka përfunduar pjesën më të madhe të intervistave me dëshmitarët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika