Emmerson: Veseli më ka kërkuar që ta bëjë të qartë se ai nuk ka bërë asnjë pretendim kundër Halitjahës

“Zoti Veseli më ka kërkuar që ta bëjë shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bën asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendëm dje. Pasi i kam parë shënimet e mia, me lejoni tju them se nuk kam pyetje të tjera për këtë dëshmitar tani”, ka deklaruar Emmerson

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Ben Emmerson, tha se klienti i tij i ka kërkuar që të bëjë të qartë publikisht se ai nuk ka bërë dhe nuk bën asnjë pretendim kundër dëshmitarit Sadik Halitjaha.

“Zoti Veseli më ka kërkuar që ta bëj shumë të qartë publikisht që ai nuk ka bërë dhe nuk bën asnjë pretendim fare kundër këtij dëshmitari për çështje të cilat ne i përmendëm dje. Pasi i kam parë shënimet e mija, me lejoni t’ju them se nuk kam pyetje të tjera për këtë dëshmitar tani”, tha Emmerson.

Ndonëse Halitjaha dëshminë e tij po e vazhdon edhe sot, avokati Emmerson tha se nuk ka pyetje shtesë më për atë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa, pyetjet për këtë dëshmitar ka filluar që t’i parashtrojë mbrojtja e Hashim Thaçit, përmes avokatit Gregory Keohe.

Kujtojmë se gjatë dëshmisë së tij, të mërkurën në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) dëshmitari Sadik Halitjaha tha se me porosinë e Kadri Veselit, avokati Ben Emmerson e ka quajtur të shantazhuar.

“Zoti Emmerson ka bërë një digresion kundër meje, si duket me ndikimin e Kadri Veselit, se ashtu erdhi ajo asistentja me një letër, ka thënë se unë jam i shantazhum se pasna pas dhanë një urdhër diku se me u vra një burrë e dy gra dhe koka anku se pse unë nuk kam avokat. Kisha dashtë shkurt që të iu drejtohem kryetar i gjykatës e jo avokatit se ajo për mua ishte një thikë pas shpine, ai duhet ta sqarojë drejt dhe të jetë fer dhe jo të jepë goditje poshtë brezit. Të jetë le ta tregojë se ku është urdhri, ku e ka pa, ku e ka ni dhe ku e ka atë kopje të urdhrin”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se nuk mundet askush ta shantazhojë atë dhe asnjëherë nuk ka qenë i shantazhuar.

“Nuk duhet të me thotë i shantazhum se kurrë në jetë nuk qenë i shantazhum. Nuk ka forcë në këtë botë që me shantazhon, mund të më vrasin dhe të më burgosin, por të më ligin dhe më shantazhojnë le ta harron Emmersoni dhe Kadria që e porositi me thanë ashtu”, tha Halitjaha.

Halitjaha tha se në këtë seancë gjyqësore, pa praninë e tij është thënë se ky dëshmitar është pa relevancë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika