Ende i pazbardhur rasti i vrasjes së doganierit të Eulexit

Ishte nisur për në punë bashkë me kolegët e tij.  Audrius Šenavičius po shkonte në drejtim të pikës kufitare në veri të Kosovës për ta filluar ndërrimin

kishte pasur të shtëna me armë zjarri në drejtimi të veturës me të cilën po udhëtonte  Audrius Šenavičius, doganierit të Eulexit,. Për këtë rast nuk u ngritë asnjëherë ndonjë aktakuz.

Majde as pas shumë hetimesh, nuk është njoftuar për ndonjë të dyshuar që ka mundur ta kryej këtë krim.

E janë Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX të cilët i kanë thënë Dukagjinit se akoma janë në kërkim të vrasësve të prestarit të tyre.

Madje japin edhe shpërblim për atë që i ndihmon në zbardhjen e krimit.

“Deri më sot, autori apo autorët e kësaj vrasjeje nuk janë identifikuar dhe për këtë arsye nuk është ngritur aktakuzë. EULEX-i apelon që çdo person që mund të ketë informacione për këtë rast të dalë. Misioni ofron një shpërblim prej 82.000 euro për informacione që çojnë në arrestimin dhe dënimin e autorit apo autorëve të kësaj vrasjeje” është përgjigjur EULEX, për RTV Dukagjini.

Nga EULEX po ashtu i kanë thënë televizionit që ky rast i është dorëzuar autoriteteve kosovare të drejtësisë menjëher pasi që kanë përfunduar mandatin e tyre në Kosovë.

“I gjithë misioni iu dorëzua autoriteteve të Kosovës dosjet e rasteve të personave të pagjetur, si dhe dosjet e tij policore, prokuroriale dhe gjyqësore” kishte njoftuar EULEX.

Dukagjini ka dërguar pyetje në drejtim të institucioneve të drejtësisë në vend pora koma nuk ka marr përgjigjie.

E tëra cfarë mbete si dëshmi se Audrius Šenavičius u vra në Kosovë, është kjo pllakë përkujtimore në vendin ku ai vdiq nga plagët e arëms së zjarrit, në dalje të Komunës së Zvecanit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika