Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Osmani do marrin pjesë në inaugurimin e Trumpit

Me 20 janar do të inaugurohet presidenti i ri i SHBA-ve Donald Trump. Ende nuk është konfirmuar nëse janë ftuar e do marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Të dy institucionet nuk kanë kthyer përgjigje që nga 9 jana

Jo rrallë herë mori kritika nga administrata Biden, e nuk dihet si do vazhdojnë raportet me administratën Trump.

Megjithatë, i pari i ekzekutivit kosovar Albin Kurti nuk dihet nëse do marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Donald Trump me 20 janar.

Dukagjini kërkoi informacione nëse kryeministri Kurti ka marrë një ftesë të tillë qysh me datë 9 janar, e pyetjet i ridërgoi edhe me datë 15-të.

Në asnjërën ditë, nga ky institucion nuk kthyen përgjigje.

Njëjtë është pyetur edhe Zyra e Presidentes por as ata nuk kanë qenë të gatshëm të japin informacione.

Por, analistë nuk besojnë se shefi i Qeverisë do të marr ftesë për këtë ngjarje në Uashington.

“Bindje e imja është, nuk është që kam ndonjë informacion , po nuk ka me u ftu kryeministri sepse raportet nuk kanë qenë të mira, madje kanë qenë shumë të acarume”, ka thënë analisti poltik, Bekim Kabashi.

Ndërkaq, profesori universitar Albinot Maloku thotë që indikacione që asnjëri nga liderët shtetërorë të Kosovës nuk kanë marrë ftesë.

“Kjo nuk duhet të merret me shqetësim në asnjë formë ose tjetër, nuk duhet marrë në asnjë mënyrë me shqetësim, për arsyeje qe nuk është hera e parë që që liderët e rajonit nuk marrin të gjithë ftesa nga organizatori i inaguruesit të presidentit”, ka thënë Maloku.

Deri më tani është bërë e ditur se kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ai i AKR-së Behxhet Pacolli, dhe deputeti Eman Rrahmani do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika