Reforma zgjedhore është përmendur vazhdimisht, pothuajse papërjashtim nga të gjitha partitë politike.
Megjithatë në kryesinë e kuvendit ende nuk janë propozuar emrat e anëtarëve për komsionin ad-hoc për reformën zgjedhore.
Partitë shohin probleme të ndryshme se cila është arsyeja që nuk po ec përpara ky proces.
Për partinë që pretendonin ta bënin presidentin shefin e tyre, Ramush Haradinajn, pikërisht posti presidentit është një ndër temat që presin ta trajtojnë.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të shqyrtojnë edhe mundësinë që votat të mos numërohen fizikisht por në mënyrë elektronike.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, presin që ky proces të nisë fillimisht, e më pas të marrin qëndrim për çështjet e propozuara.
Për dallim prej tyre nga partia më e madhe në vend nuk janë përgjigjur mbi pikat që synojnë në raport me reformën zgjedhore.

RTV Dukagjini gjatë javës ka tentuar të marr një qëndrim nga shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, por e njëjta nuk është përgjigjur.