Ende pa e kryer mandatin në Romë, Gërvalla e kthen diplomatin në MPJD për “nevoja të brendshme”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, diplomatin, i cili ka shërbyer me gradën diplomatike Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Romë të Italisë, ka marrë vendim ta kthejë në Kosovë në këtë dikaster që të sistemohet për "nevojat e brendshme" ende pa e përfunduar mandatin e tij në Itali

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe diplomati Bejtullah Destani

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka marrë vendim (vendim të cilin e ka siguruar Portali Dukagjini nga burimet brenda ministrisë) që Bejtullah Destani i cili ka shërbyer me gradën diplomatike Ministër Këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Romë të Italisë, të kthehet në Kosovë në këtë dikaster që të sistemohet për “nevojat e brendshme” ende pa e përfunduar mandatin e tij në Itali.

Portali Dukagjini ka mësuar se sistemimi i diplomatit Destani në MPJD do të bëhet përmes një vendimi të Sekretarit të Përgjithshëm, vendim ky i cili duhet të nxirret më së voni deri  më 30.04.2023.

Ndërsa vendimi për kthimin e diplomatit Destani në MPJD mbanë datën 16 mars dhe protokolluar një ditë pas, më 17 mars 2023.

Vendimi i kryediplomates Donika Gërvalla për kthimin e diplomatit Bejtullah Destani nga misioni diplomatik në Romë ku po shërbente në MPJD për “nevoja të brendshme – faqe 1 nga 2

Ky vendim është marrë me arsyetimin se Destani me gradën diplomatike Ministër Këshilltar i caktuar të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Romë/Itali me vendimin 362/2020 i datës 14 korrik 2020 të MPJD-së duke marrë parasysh nevojat e ministrisë dhe me qëllim të përmbushjes së nevojave të punës ashtu siç përcaktohet në nenin 22 të Ligjit Nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës i cili ka përcaktuar se “Përfaqësuesit diplomatikë qëndrojnë në shërbim në të njëjtin mision diplomatik për një periudhë (4) vjeçare ose ndryshe siç kërkohet për të përmbushur nevojat e Ministrisë”..andaj Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka vendosur në dispozitiv të këtij vendimi.

“Tërheqja e të gjithë përfaqësueseve të tjerë diplomatikë, duke mos e përfshirë shefin e misionit, për të njëjtat arsye të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, bëhet me urdhrin e Ministrit të Punëve të Jashtme”, thuhet në nenin 23, paragrafi 1, pika 1.1 të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

E, bazuar në këtë, Gërvalla ka kthyer nga Roma diplomatin, për nevoja pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Gjithashtu, Dukagjini ka adresuar pyetje në këtë Ministri lidhur më këtë çështje, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Vendimi i kryediplomates Donika Gërvalla për kthimin e diplomatit Bejtullah Destani nga misioni diplomatik në Romë ku po shërbente në MPJD për “nevoja të brendshme – faqe 2 nga 2.

Ndryshimet e shpeshta të pushteteve në Kosovë kanë shkaktuar ndryshime edhe në shërbimin diplomatik të Kosovës. Këto ndryshime gjithsesi kanë lënë zbrazëti në përfaqësim të vendit.

Madje, për një periudhë të gjatë kohore pas ardhjes në krye të diplomacisë kosovare të Donika Gërvallës, thuajse të gjitha ambasadat e Kosovës në kryeqendrat e vendimmarrjes në Evropë, po ashtu edhe në SHBA e Australi, kishin mbetur pa ambasador.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika