Endrit Rexhepi interpreton live në Super3nd, në Radio Dukagjin

Emisioni Super3nd në Radio Dukagjin këtë të martë ka filluar me këngën e Armend Rexhepagiqit "Dashurinë ku e kam", të cilën Endrit Rexhepi e ka interpretuar live në studion e Radio Dukagjinit, njëashtu edhe shumë këngë tjera të cilat i shoqërojnë dëgjuesit nga ora 22:00 deri në orën 01:00





Me këngën e pavdekshme “Dashurinë ku e kam” të Armend Rexhepagiqit, por interpretuar live nga Endrit Rexhepi, filloi Super3ndi i kësaj të marte mbrëma në valët e Radio Dukagjinit.

Një emision qefi nën moderimin e Drilona Shalës dhe Mirdon Pacollit për të sjellë te dëgjuesit atmosferën e muzikës live të artistëve vendor.

Sonte artisti Endrit Rexhepi solli nostalgji në studio duke interpretuar këngë të artistëve si Armend Rexhepagiqi, Eliza Hoxha, Sabri Fejzullahu dhe Alban Skenderajt etj.

Përpos kësaj Endriti paralajmëroi se ka filluar punën për projektin e tij të ri muzikor, i cili pritet të lansohet në fundvitë, si dhuratë për fansat e tij.

Emisioni Super3nd shoqëron dëgjuesit e Radio Dukagjinit me muzikë live dhe jo vetëm, çdo të martë nga ora 22:00-01:00.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika