Enis Alushi mohon kontaktet me Agim Ademin, Rashkaj dhe Berisha konfirmojnë bisedimet me FFK-në

Ish-mesfushori i Kosovës, Enis Alushi, ka mohuar është kontaktuar nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, lidhur me emërimin e tij në ndonjërën prej pozitave te grupmoshat e reja të Kombëtares së Kosovës

Emra të rinjë pritet të zbarkojnë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Anel Rashkaj, Besart Berisha, Enis Alushi dhe Albert Bunjaku, janë disa nga ish-futbollistët e Kosovës për të cilët kryetari i FFK-së, Agim Ademi, tha në ‘Kanal 10’ që do të jenë pjesë e grupmoshave të reja të Kombëtares së Kosovës.

Pa zbuluar se në çfarë pozita, Ademi deklaroi se këta do të jenë pjesë e organizimit, administratës dhe sektorit teknik.

“Anel Rashkaj sigurisht do të jetë pjesë e jona, Besart Berisha i cili momentalisht është në Prishtinë, sigurisht është pjesë e jona. Pastaj, do të jetë besoj edhe Enis Alushi në pozicione tjera, do të jetë edhe Bunjaku, Alberti futbollisti që ka qenë, sigurisht edhe ai do të jetë. Këto janë gjenerata të cilat do të jenë si prurje në Federatë, në organizimin e Federatës edhe në administratë edhe në sektorin teknik, ku e dini i prinë një gjerman që e kemi aty, Markus Weidner, i cili faktikisht ka bërë një punë jashtëzakonisht të mirë për këtë kohë sa është,” tha ai.

Megjithatë, i kontaktuar nga TV Dukagjini ish-mesfushori i Kosovës, Enis Alushi, ka mohuar se ka pasur ndonjë kontakt nga i pari i shtëpisë së futbollit kosovar.

“Fillimisht nuk ka asgjë konkrete. Domethënë nuk kam biseduar me askënd konkretisht për ndonjë pozicion apo kushte tjera,” theksoi Alushi.

Ndryshe nga Alushi ish-kapiteni i ‘Dardanëve’, Anel Rashkaj, tha se kanë zhvilluar diskutime me Ademin.

“Po, kemi diskutuar me kryetarin Ademi per nje pozitë. Ka pasur interesim nga të dyja palët. Megjithatë, tash për tash nuk mund të zbuloj më shumë. Unë jam edhe në trajnim të UEFA-s dhe jam i angazhuar edhe me klubin tim (Halmstad), por për këtë gjë kemi diskutuar se mund të bëjmë kompromis,” tha Rashkaj për Dukagjinin.

Se është kontaktuar nga Agim Ademi e pranoi edhe ndihmëstrajneri i Prishtinës, Besart Berisha.

Ai tha se i ka pëlqyer forma e organizimit dhe puna profesionale në FFK.

“Po, është e vërtetë unë jam kontaktuar nga kryetari i Federatës së Futbollit, Agim Ademi, dhe sigurisht që është nder, privilegj dhe krenari të jem pjesë e Kombëtares së Kosovës si trajner pasi që më herët isha si futbollist. Kam folur gjatë për planet dhe programet e FFK-së, kam pëlqyer formën e organizimit dhe punën profesionale në FFK.”

Gjithashtu, Berisha e vlerëson kontributin e Agim Ademit për futbollin kosovar.

“Pas takimeve të shumta unë e vlerësoj kryetarin Agim Ademi sepse ai bën shumë punë të mëdha për futbollin e Kosovës, si dhe kam parë që ai është duke krijuar një staf të ri me futbollistë të cilët kanë qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Ai ka prë tek unë si trajner një filozofi të re dhe energji të mirë. Mendoj se ne e kuptojmë mirë se çfarë i duhet FFK-së për të ecur përpara dhe shpresoj se do të kemi shumë suksese,” potencoi ai.

Ish-sulmuesi i njohur kosovar nuk tregoi se në çfarë pozite pritet të angazhohet në FFK.

“Në çdo pozitë që do të më besohet nga i pari i Federatës së Futbollit Agim Ademi, unë do të mundohem të bëj maksimumin tim. Unë besoj që mundem me bagazhin tim, të bëj gjëra të mira në futbollin e Kosovës. Unë kam qenë pjesë e dy kombëtareve, te Shqipëria dhe te Kosova dhe e di shumë mirë se aty mundem të kontribuoj me eksperiencën time,” tha Besart Berisha për TV Dukagjinin.

Televizioni e ka kontaktuar edhe ish-futbollistin tjetër të Kosovës, Albert Bunjaku, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm të hënën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika