Enkelejd Alibeaj do të mbajë mbledhje të enjten për raundin e tretë

Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë. Raundi i tretë është caktuar që të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00

Enkelejd Alibeaj, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) do të zhvillojë një mbledhje të enjten e 26 majit, me deputët që janë shprehur pro përfshirjes në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30 dhe pritet që të diskutohet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të Shtetit.

Enkelejd Alibeaj

Raundi i tretë është caktuar që të zhvillohet më 30 maj në orën 10:00. Edhe në këtë raund, mazhoranca nuk do të paraqesë propozimin e saj.

Ndërsa, në dy raundet e para nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Pak ditë më parë, Alibeaj është shprehur se procesi është kthyer në farsë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së të Shqipërisë, ka akuzuar socialistët për shkelje të marrëveshjes së arritur disa javë më parë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika