Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe masive nga banorët e fshatit Sibovc të Podujevës gjatë një tubimi elektoral.
Në një postim në Facebook, ai e cilësoi atmosferën si “të jashtëzakonshme,” duke vënë në dukje entuziazmin e madh të pjesëmarrësve.
“Ora 22:00. Dhe kështu u pritëm edhe në fshatin Sibovc të Podujevës! E jashtëzakonshme! Fitore; asgjë më pak! LDK në këmbë. LDK dhe populli janë një! Llap, të faleminderit, që na pret kështu gjithnjë!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.