Enver Hasani: Plani franko-gjerman nuk e përmban njohjen

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se plani franko-gjerman nuk e ka brenda njohjen e Kosovës nga Serbia, sipas tij ky është plan për ta mënjanuar dhunën





Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se plani franko-gjerman nuk e ka përbrenda njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia.

Hasani, u shpreh se dokumenti në fjalë e ka për bazë menaxhimin e krizës në mes të dy vendeve që të mos eskalojë situata në dhunë.

Ai theksoi se ky propozim nuk e zgjidhë problemin e Kosovës me Serbinë, derisa shoti se edhe nëse pranohet një plan i tillë, në të ardhmen do të kemi probleme të njëjta si në të tashmen.

“Nuk ka njohje. Plani franko-gjerman nuk ka njohje. Ai është një dokument juridik që e transformon raportin Kosovë-Serbi, dhe dominohet nga menaxhimi i krizës”, ka thënë Hasani në Debat Plus.

“Aty bëhet fjalë për menaxhim të krizës që mos me gjeneru në dhunë. Meqenëse po e thotë këtë teksti… pa asnjë diskutim pas një periudhe do të ballafaqohesh me të njëjtin problem i cili është sikurse ujët e detit sa më shumë e pin… është rreth që nuk mbyllet kurrë. Kjo nuk shkon duke i ikë problemit, kjo shkon për t’u ballafaqu”, vijoi Hasani.

Për Asociacionin me Shumicë të Komunave Serbe, Hasani tha se Qeveria e Kosovës duhet të dalë me propozime të saja.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika