Enver Hoxhaj për konfliktin Ukrainë-Rusi: Kina është më së pakti neutrale

Libri i tij i fundit shënon një pikë referimi për ngjarjen aktuale të konfliktit Ukrainë-Rusi dhe për këtë të fundit, Hoxhaj flet mbi pozicionimin e shteteve tjera dhe ndikimit të tyre në vendet ballkanike

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh nënkryetar i Kuvendit nga Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se Kina është marrë vesh të mbroj interesat e Rusisë në Evropë ashtu që Rusia, t’i mbrojë interesat e saj në Azi. Sipas tij, Kina nuk guxon të jetë neutrale.

Në emisionin “Reader” në RTV Dukagjini, i ftuar për të folur mbi librin e tij të ri “Përplasja e madhe”, Hoxhaj ka folur mbi situatën aktuale të Rusisë, raportit të saj me Kinën dhe ndikimin e tyre në shtetet ballkanike.

Sipas Hoxhaj, Kina është duke bërë përpjekje t’a përdorë situatën e Ukrainës për të përmbush interesat e saj në Azi dhe njëherësh, po ndërhyrnë në Ballkan.

“U pa që Kina ka pajisur Serbinë me sistemin ma modern antiraketor para disa muajsh, në te kaluarën kanë dërguar edhe drona”, ka thënë ish-ministri Hoxhaj gjersa ka theksuar se Kina po bën përpjekje t’a mbështesë Serbinë dhe kjo e fundit po mbështet Kinën dhe Rusinë.

Hoxhaj për ndikimin rus: Ajo çfarë po ndodh në Ukrainë ka të bëjë me Ballkanin, Kosovën

Ndër të tjera, ai thotë që Kina nuk ka ndonjë kapacitet të sillet si fuqi ushtarake imperiale sikurse rusët.

“Rusët e kanë pasur gjithmonë idenë e perandorisë dhe kjo është arsyeja e pushtimit të tyre. Rusia është shtet, pa Ukrainën, e me Ukrainën është perandori”, thotë Hoxhaj.

Hoxhaj shprehet i sigurt se ajo çka po ndodh në Ukrainë dhe vendosmëria amerikane, veçanërisht ajo e Presidentit Biden, senatit dhe evropianëve do të përcaktojë që lufta në Ukrainë të jetë në favor të Perëndimit.

Në këtë libër, Hoxhaj tregon për vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin, në vitin 2001, kur atë kohë ai ishte kryeministër i Rusisë.

Putini kishte vizituar Kosovën në vitin 2001 në kuadër të vizitës së tij në kontingjentin rus, qe ishte pjesë e trupave të NATO-s.

“Reader” me Drilona Shala – “Pёrplasja e madhe” nga Enver Hoxhaj

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika