Gjyqtari Enver Peci, të premten e 16 dhjetorit, ka bërë betimin si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe në prezencë të kryetares së Kushtetueses, Gresa Cakaj.
Në njoftimin e Zyres së Presidencës, thuhet se Osmani ka uruar Pecin për angazhimin e mëtejmë në Kushtetuese, duke potencuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq, gjyqtari Peci u betua se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale.
Ndryshe, Enver Peci, më 14 dhjetor, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Gjykatës Supreme,pasi është propozuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Dorëheqja e tij është propozuar në takimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur të mërkurën.