Enver Peci propozohet nga Kuvendi për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka propozuar Enver Pecin për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Nga 87 deputetë që votuan gjithsej, ai ka marrë 66 vota

Enver Peci





Në seancën e 24 nëntorit në Kuvendin e Kosovës, teksa po votohet për dy kandidatë potencialë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, Enver Peci ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë në këtë pozitë.

Nga 87 deputetë që votuan, Peci ka marrë 66 vota, ndërsa të pavlefshme ishin tri fletëvotime.

Ky emër nga Kuvendi i Kosovës do t’i propozohet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërsa, Dukagjin Abdyli ka marrë 31 vota, Bardh Bokshi, 35 vota, Flamur Rasori, 24 vota, Valon Hasani, 2 vota.

Pasi minimumi i zgjedhjes është 58 vota, deputetët sërish kanë filluar votimin për propozimin e emrit të dytë.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika