Për rreth 10 ditë sa ishte i lirë që nga vendimi i 3 majit, Enver Sekiraqa duket se e ka shfrytëzuar që ligjërisht të largohet nga Kosova.
Të paktën kështu po sugjeron avokati i tij, Besnik Berisha që ekskluzivisht në FIVE të Dukagjinit ka dhënë detaje duke aluduar që ai gjendet në një vend rajonal meqenëse përmend se nuk e ka pasur të konfiskuar letërnjoftimin.
“E Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ani se nuk reagoi kur gjykatësi Agim Kuçi e la të lirë Sekiraqën në shpalljen e aktgjykimit, tani e ka suspenduar atë derisa të përfundohet procedura disiplinore që me këtë rast është konfirmuar se ka nisur”, ka thënë Berisha.
“Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit. Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar”, thuhet në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ky vendim u bë publik pasdite e pak orë përpara në diskutimet për lënien në liri të të dënuarit për nxitjen e vrasjes së policit Triumf Riza, u përfshi edhe kryeministri Albin Kurti.
Një reagim këtë të marte për Sekiraqën erdhi edhe nga vetë kryeministri me fillim të mbledhjes së qeverisë, që e quajti dështim të sistemi gjyqësor.
“Në fundjavën që po lëmë pas kuptuam që njëri prej personave me famëkeq që u dënua në rastin e vrasjes së Triumf Rizës, është arratisur. Arratisja e tij është dështim i sistemit tonë gjyqësor. Këto nuk ngjajnë më si rastësi”, ka thënë Kurti.
Por, e gjithë kjo po vlerësohet si krijim i pasigurisë juridike për të kërkuarin Sekiraqa, nga avokati i tij që megjithëkëtë nuk ka dhënë asnjë konfirmim se kur i njëjti mund të kthehet në Kosovë.
Ani se Berisha ka insistuar se organet e drejtësisë kanë qenë të njoftuar për problemet shëndetësore, Policia e Kosovës në përgjigjet e djeshme për Dukagjinin ka konfirmuar se atë nuk e ka gjetur në vendbanimin e tij dhe se në raportin e dërguar gjykatësit nuk janë dhënë detaje për ndonjë trajtim të tij ose vendndodhje.