Enver Sekiraqa në arrati, s’ka akoma kërkesë për fletarrest ndërkombëtar

Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, gjendet akoma në arrati. Pavarësisht kësaj për të akoma nuk ka urdhërarrest ndërkombëtar as nga Policia e as nga Gjykata. Njohësit e drejtësisë thonë se kjo duhej të ndodhte me kohë, kurse institucionet përgjegjëse kanë qëndruar të heshtura për më shumë se dy javë

Enver Sekiraqa

Enver Sekiraqa, një ndër emrat më të përmendur nëpër gjykatore në Kosovë, akoma nuk dihet se ku është, ndonëse e ka një dënim për ta vuajtur.

Ai është dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së policit kosovar, Triumf Riza, por pavarësisht kësaj, ai gjendet në arrati.

Avokati i tij ka thënë që Sekiraqa ka kaluar kufirin e Kosovës dhe ndodhet jashtë për trajtim shëndetësor.

Por mister në këtë mes janë arsyet pse për të nuk është parashtruar kërkesë për urdhërarrest ndërkombëtar.

Siç mëson Dukagjini, kjo nuk është bërë nga asnjëri institucion përgjegjës në vend.

Avokati Asdren Bytyqi sugjeron që një gjë e tillë të bëhet sa më parë.

“Mendoj që organet e drejtësisë do të duhej që menjëherë të lëshonin një urdhërarrest ndërkombëtar, jo vetëm në këtë rast por edhe në rastet tjera ku parashihet një dënim i lartë për individët dhe kur kërkohet sipas drejtësisë që ndaj të njëjtëve të lëshohet urdhërarrest ndërkombëtar sepse kemi të bëjnë me një vepër penale me dënueshmëri të lartë dhe me një aktgjykim të shkallës së parë ku personi i apostrofuar i është shqiptuar një dënim mjaftë i lartë”, ka deklaruar Bytyqi.

Ndërsa avokati Florim Shefqeti bën me dije që urdhërarresti duhet të vijë me kërkesë të Prokurorisë.

“Gjykata nuk mund të lëshoj urdhërarrest nëse nuk ka kërkesë nga ana e Prokuroririsë, prandaj në secilin rast që mungon një kërkese e tillë, gjykata këtë nuk po e bën sipas detyrës zyrtare por nevojitet kerkesa nga ana e Prokurorisë për të lëshuar urdhër arrestin”, ka deklaruar Shefqeti.

Gjykata Themelore e kishte lënë në liri të mbrohet Sekiraqa pasi ishte shpallur fajtor dhe dënuar, duke iu dhënë kështu mundësia që ai të arratiset.

Për këtë vendim është suspenduar kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi dhe ndaj tij është nisur procedurë disiplinore, sepse edhe në raste të tjera kishte marrë vendime për masën e sigurisë ndaj Enver Sekiraqës pa u konsultuar me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika