“Epoka e shantazhit ka marrë fund”, Haxhiu publikon listën e pasurisë së konfiskuar të Radojçiqit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara të Milan Radojçiqit, i cili, siç ka thënë ajo, është bërë milioner duke përdorur frikën, kërcënimet dhe shantazhet ndaj qytetarëve të komunitetit serb. E kjo epokë, sipas saj, ka marrë fund dhe ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë pa frikë, ndërsa kriminelët të ndëshkohen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu - foto ilustruese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten dokumentet e listave të pasurive të konfiskuara dhe të sekuestruara të Milan Radojçiqit.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka theksuar se Radojçiqi që vetë është bërë milioner derisa qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.

Sipas saj, kjo epokë tashmë ka marrë fund, teksa ka shtuar se ka ardhur koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit. Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen”, ka shkruar  Haxhiu.

Lista e pasurisë së konfiskuar të Milan Rdojçiqit.
Lista e pasurisë së konfiskuar të Milan Rdojciqit.

Konfiskohet restoranti dhe banesa e Radojçiqit në veri

Policia e Kosovës të enjten ka bërë të ditur se është konfiskuar restoranti dhe banesa e kryeterroristit serb, Milan Radojçiq, në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se kjo është bërë nga zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, një ditë më parë ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Lexo më shumëNis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika