Epopeja e UÇK-së, krerët e shtetit sot bëjnë homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve shteterore ne shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, ne Prekaz.

Homazhe jané parapare edhe nga te gjitha komunat e vendit dhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve.

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do te bejne homazhe ne Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kurse nga ora 17:00, në Prishtinë, eshtë paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Të mërkurën Prekazi u vizitua nga shumë qytetarë të ardhur nga te gjitha viset shqiptare. Kurse, në Qeverinë e Kosovës është mbajtur mbledhje solemne për Epopenë e UÇK-së.

Gjithashtu një manifestim eshtë mbajtur në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Në të gjitha aktivitetet u vlerësua lartë sakrifica e familjes Jashari për lirinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika