Erdogan bën thirrje për unitet, ndërsa fillon mandatin e ri pesëvjeçar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje turqve që t'i lënë mënjanë ndasitë dhe të përqendrohen tek e ardhmja

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje turqve që t’i lënë mënjanë ndasitë dhe të përqendrohen tek e ardhmja, ndërsa filloi mandatin e ri pesëvjeçar të shtunën.

Erdogan u betua në një ceremoni në Parlament në Ankara dhe do të emërojë në vazhdim kabinetin e ri qeveritar, përbërja e të cilit pritet të sinjalizojë një ndryshim të mundshëm të drejtimit të politikave ekonomike, përfshirë dhënien fund të epokës me norma të ulëta interesi. Në ceremoninë e inaugurimit në pallatin presidencial, Erdogan përdori tone pajtuese.

“Do t’i përqafojmë të gjithë, 85 milionë njerëzit, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike… Le ta lëmë mënjanë mërinë e periudhës elektorale. Le t’i kërkojmë mënyrat për të bashkëjetuar”, tha ai. “Së bashku duhet të shohim përpara, të përqendrohemi tek e ardhmja dhe të përpiqemi të themi gjëra të reja. Duhet të përpiqemi ta ndërtojmë të ardhmen duke mësuar nga gabimet e së shkuarës”.

Në ceremoni merrnin pjesë zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme dhe organizatave ndërkombëtare, përfshirë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, presidentin venezuelian, Nicolas Maduro, kryeministrin hungarez, Viktor Orban dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.

Më herët, ndërsa bëri betimin në detyrë, Erdogan u zotua të mbrojë pavarësinë dhe integritetin e Turqisë. Ai fitoi 52.2 për qind të mbështetjes në balotazhin e 28 majit. /VoA

Erdogan betohet si president edhe për një mandat pesëvjeçar

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika