Erdogan i premton Shqipërisë dronë kamikazë

Turqia do t’ia dhurojë Shqipërisë një numër të “konsiderueshëm” të dronëve kamikazë, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama, pas vizitës së presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, në Tiranë të enjten.

“Dhuratë që nuk duhet ta shqetësojë askënd, se kë do godasë Shqipëria, por besoj se është një dhuratë që përmbledh brenda një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme”, ka theksuar Rama.

As Rama e as Erdogan nuk treguan sa dronë saktësisht do t’ia dhurojë Turqia aleates së vet në NATO.

Erdogani, ndërkohë, tha se përveç mbështetjes në pajisje ushtarake, Turqia do ta ndihmojë ushtrinë shqiptare edhe me trajnime ushtarake.

Lideri turk – i cili u prit me ceremoni zyrtare nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kryeqytetin shqiptar – tha se synon që vëllimin tregtar me Shqipërinë ta rrisë në 2 miliardë dollarë.

Turqia është ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri me rreth 3.7 miliardë euro, ndërsa më shumë se 15 mijë shqiptarë janë të punësuar nga 830 kompanitë turke që operojnë në Shqipëri.

“I shohim nismat në fushën e tregtisë dhe investimeve si hapa që do ta rrisin mirëqenien e popujve. Ramë dakord të diversifikojmë investimet e ndërsjella duke përfshirë sektorë novatorë”, tha Erdogan.

Rama deklaroi se i pajtua me Erdoganin për më shumë investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit në Shqipëri.

“Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak”, tha Rama, raporton Radio Evropa e Lirë.

Zyra e kryeministrit Rama njoftoi më herët se dy vendet nënshkruan tri marrëveshje gjatë një takimi të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Shqipëri-Turqi.

Një deklaratë të synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi, të mbështetur nga shteti, midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë.

Një protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Një Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Marrëveshja për deklaratën mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi “shënon një etapë të re në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në këtë fushë”, tha zyra e Ramës.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë Erdogani do të marrë pjesë edhe në përurimin e xhamisë së Namazgjasë më vonë të enjten.

Shija e redaktorit

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika