Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Shqipëri.
Ai është pritur nga presidenti shqiptar, Bajram Begaj.
Sipas agjendës pas takimit me Begajn, ai do takohet me kryeministrin Edi Rama.
Më pas ai do të ketë një konferencë për media me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Erdogan do të largohet nga Shqipëria për t’iu drejtuar Beogradit ku do të zhvillojë disa takime./TCH