Erdogan pritet që muajin e ardhshëm t’i vizitojë vendet e Ballkanit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do t’i vizitojë vendet e Ballkanit gjatë muajit të ardhshëm, këtë njoftim e ka bërë të hënën Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu

Presidenti i Turqisë Erdogan.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka bërë të ditur se muajin e ardhshëm presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do t’i vizitojë vendet e Ballkanit.

Sipas ministrit Çavusoglu, kjo vizitë konfirmon përkushtimin e shtetit turk për vendet e Ballkanit.

Ai u shpreh se Turqia e mbështet paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Vizita që presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqishëm paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, tha Cavusoglu.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu

Ai foli edhe për rolin e Turqisë dhe operacioneve të saj ushtarake në veri të Sirisë.

“Vendi ynë ka kontribuuar ndjeshëm në sigurinë e miliona sirianëve, kështu që nuk mund të pritet që ne të ulemi me duar të mbledhura kundër sulmeve të terroristëve të YPG/PKK-së”, ka thënë Cavusoglu.

Po ashtu, ai foli edhe për konfliktin ku është i përfshirë Azerbajxhani, duke thënë se e mbështet çlirimin e territoreve të okupuara.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika