Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, priti në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për bisedime për çështje të ndryshme.
Në takimin e mbajtur në Pallatin “Vahdettin” në Stamboll, Erdogan dhe Kurti do të shqyrtojnë aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis Turqisë dhe Kosovës dhe hapat e mundshëm që do të rrisin më tej bashkëpunimin dypalësh, shkruan AA.
Në agjendë do të jenë edhe pikëpamjet për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, në veçanti për Ballkanin.
Më pas, Erdogan dhe Kurti do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.